Bizneset i kanë “KRU Prishtinës” 7 milionë euro borxhe, kështu mendon t’i mbledhë

25 korrik 2022 | 08:58

Kompania e Ujësjellësit “KRU Prishtina” ka njoftuar se bizneset e vogla dhe të mëdha ia kanë borxh 7 milionë euro.

Ky borxh 5 milionë është i bizneseve të vogla dhe 2 milionë i atyre të mëdha.

Si rrjedhojë e kësaj, kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, nga sot do të nis shkyçjen nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit të gjitha këto biznese që nuk kanë paguar faturat e ujit.

“Masa e shkyçjes dhe më vonë rikyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve”, thuhet në njoftim.

Më tej kompania e ujësjellësit ka njoftuar se do të ngrehë edhe kallëzime penale për të gjithë ata që bëjnë kyçje të paautorizuar.

“Në rast të ndonjë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit / pas aplikimit të shkyçjes, KRU “Prishtina ” do të iniciojë kallëzime penale për secilin konsumatorë të kategorisë së bizneseve në rast se ndërmarrin veprime të tilla të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë Morena Taraku ka njoftuar se i ka…