Bizneset kritikojnë qeverinë: Kompanitë drejt falimentimit, janë ngadalësuar investimet kapitale
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosshpenzim të buxhetit për investime kapitale.
Sipas AKB-së, nga 900 milionë të planifikuara, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka shpenzuar më pak se 265 milionë euro.
Përmes një postimi në “Facebook”, AKB-ja ka theksuar se në mungesë të investimeve kapitale, kompanitë janë drejtë falimentimit, ndërsa ka edhe të tjerë që po kalojnë tek vendet e rajonit.
Po ashtu, AKB-ja ka vlerësuar se investimet kapitale janë një nga shtyllat kryesore për rritjen e zhvillimit ekonomik, por se, rritja ekonomike është në rrezik për shkak se qeveria ka ngadalësuar ritmin e investimeve kapitale.
Postimi i plotë i AKB-së:
Rreth 900 milionë euro për investimet kapitale qeveria shpenzoi më pak se 265 milionë.
AKB-ja vlerëson se investimet kapitale janë një nga shtyllat kryesore për rritjen e zhvillimit ekonomik, por rritja ekonomike është në rrezik pasi qeveria ka ngadalësuar ritmin e investimeve kapitale si asnjëherë më parë.
Deri më tani janë shpenzuar vetëm rreth 30 për qind të këtij buxheti, kurse kompanitë ndërtimore infrastrukturore janë disa para falimentimit e disa tjera kanë kaluar në vendet regjionale ku po bartin makinerinë e kapitalit.