Bizneset në Ferizaj pajtohen që e diela dhe festat zyrtare të jenë ditë pushimi

17 maj 2019 | 14:36

Dhjetëra përfaqësues të bizneseve, asamblistë të Kuvendit Komunal të Ferizajt dhe qytetarë ferizajas, kanë diskutuar në një dëgjim publik për Draft-rregulloren komunale për përcaktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në territorin e kësaj komune.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka thënë se kjo rregullore është një dëshmi se qeverisja lokale e udhëhequr nga kryetari Agim Aliu është e përkushtuar në krijimin e kushteve të nevojshme dhe mbështetjen për bizneset dhe punëtorët e angazhuar në këto biznese.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Zekir Bytyqi, ka thënë se kjo rregullore është në dobi të bizneseve dhe të drejtave të punëtorëve, referuar edhe kërkesës nga një numër i konsiderueshëm i bizneseve ferizajas që patën parashtruar që dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e bizneseve në diskutimet e tyre, pa dallim kanë mbështetur këtë rregullore për të vendosur rregull në orarin e punës së veprimtarive afariste dhe të tjera në territorin e Ferizajt.

Përveç të dielës që të gjithë janë dakorduar që duhet të jetë ditë pushimi, ata kanë pasur edhe sugjerime sa i përket punës në ditët e festave zyrtare.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni komunal për organizimin e zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet…