Bizneset në Ferizaj vazhdojnë të shpërndajnë pako ushqimore për familjet skamnore
26 prill 2020
| 13:13
Komuna e Ferizajt ka theksuar se në këtë kohë pandemie, bizneset ferizajase kanë dhënë provimin e mbështetjes për qytetarët, ndonëse në të gjitha kohët e vështira e kur kërkonte nevoja, ato ishin solidare me qytetarët.
Në këtë kontekst, kjo komunë ka bërë me dije se të dielën, marketi “Ura” ka dhuruar 15 pako ushqimore e higjienike për familjet ferizajase në nevojë.
Sipas kësaj komune, ky gjest human e solidar, shembull për tu ndjekur meriton falënderimin e vlerësimin e gjithsecilit.
Më këtë rast, Komuna e Ferizajt, ka falënderuar publikisht donatorin për pakot ushqimore që do t’i shpërndahen familjeve në nevojë në Ferizaj.