Bizneset nuk morën paratë e premtuara gjatë pandemisë

14 qershor 2020 | 10:13

Pakoja emergjente fiskale në vlerë prej rreth 180 milionë euro e cila kishte për qëllim të zbus problemet ekonomike dhe sociale ende nuk ka arritur të shpërndahet te bizneset dhe punëtorët.

Kjo pako ishte miratuar në muajin mars nga Qeveria Kurti për nevoja emergjente të qytetareve dhe bizneseve.

Disa nga masat kishin filluar të zbatohen, por tani pas ardhjes së Qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, pakoja thuhet se nuk mund të zbatohet pasi që nuk ka mjete financiare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Muharrem Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë në proces të rishikimit të buxhetit dhe se me buxhetin e rishikuar do të sigurohen fondet.

“Me buxhetin e rishikuar, i cili pritet të shkojë së shpejti për aprovim në Qeveri dhe pastaj në Kuvend, do të sigurohen fonde të mjaftueshme për implementimin e plotë të pakos fiskale emergjente”, tha Shahini.

Arsyeja e vonesave të shkaktuara deri më tani rreth Pakos fiskale emergjente, thotë Shahini, rrjedh prej faktit se disa nga masat e zotuara nuk kanë qenë të përfshira brenda linjave të buxhetit.

Po ashtu, ai shton se ka pasur edhe gabime në plotësimin e aplikacioneve të bëra nga aplikantët dhe kjo ka rritur volumin e punës së Komisionit për Shqyrtimin e Aplikimeve.

“Në buxhetin e rishikuar, përveç financimit të Pakos emergjente fiskale, do të përfshihet edhe financimi i programit për rimëkëmbje ekonomike i cili synon të rris ndjeshëm financimin e aktivitetit ekonomik në vendin tonë. Presim që buxheti i rishikuar të procedohet në Kuvend brenda disa ditësh”, thotë Shahini.

Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë të prekura pas përhapjes së koronavirusit, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pati miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës më 11 qershor, ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se nga 180 milionë euro të pakos emergjente janë shpenzuar vetëm rreth 60 milionë euro, pasi që nuk ka mjete financiare pa u bërë ndryshimet ligjore dhe rishikimi i buxhetit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/bizneset-kosova-pakoja-emergjente/30669686.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka këmbëngulur se skuadra e…