Bizneset shprehin shqetësime të mëdha tek OAK-u dhe ministri Hamza

27 dhjetor 2017 | 14:26

Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë kanë shprehur shqetësime e tyre biznesore gjatë një takimi me përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe ministrin e Financave (MF), Bedri Hamza.

Ismet Mulaj nga OAK-u, ka thënë se janë të vetmit që janë deklaruar publikisht se nuk do të marrim fonde prej shtetit. “Jo që s’na pëlqejnë fondet, por duam që të jemi të pavarur”, ka thënë Mulaj.

Ndërsa ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, ka thënë se ka marrë vendimi të cilat janë në favor të bizneseve. “ Ndihem mirë që edhe në mandatet e kaluara edhe tani kam marr vendime që kanë qenë në favor të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes. Prej vendimeve të para kishim lirimin e lëndës së parë, linjave të prodhimit dhe pajisjeve të IT-së. Vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2018”, ka deklaruar Hamza.

Ministri Hamza ka bërë me dije se do të fillojnë me lirimin e TVSh-së edhe në veriun e Kosovës. “Lirimi i pagesës në vëri kërkon mbi të gjitha legjislaturë dhe përgatitje. Vitin e ardhshëm do të ketë impakt në buxhet. Do të kemi përkrahje edhe nga institucionet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Po ashtu, Hamza ka theksuar se do të jenë në mbrojtje të prodhuesve vendor konform legjislacionit në fuqi.

Më tutje, Shaban Muja, prodhues i fabrikës se vetme në Kosovë për prodhimin e aluminit, “Artalumin”, ka thënë se biznesi i tij përballet me sfida të shumta siç janë: klasifikimi i lëndës së parë në doganë dhe reduktimet e energjisë elektrike. (A. Mavraj)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se do të…