Bizneset vazhdojnë t’i ndihmojnë familjet skamnore në Skenderaj
27 prill 2020
| 13:59
Kompania “Alfa Trade”, me pronar Hajdar Hajdari ka dhuruar 3 000 kg miell për familjet në nevojë të Skenderajt, në këtë situatë emergjente me COVID-19.
Donacionin në emër të kompanisë sot e ka dorëzuar Musa Hajdari, asamblist në Kuvendin Komunal të Skenderajt.
“Në emër të komunës dhe të qytetarëve të Skenderajt falënderoj donatorin për përkrahjen dhënë në këtë situatë emergjente”, është shprehur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Të gjitha ndihmat janë duke u shpërndarë tek secila familje, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, me qëllim të mos krijimit të turmave, për të evituar kështu mundësinë e përhapjes së infeksionit.