Biznesmenë dhe afaristë nga diaspora i bashkohen Nismës Socialdemokrate
Një grup i biznesmenëve dhe afaristëve që veprojnë në diasporë janë bërë pjesë e familjes së Nismës Socialdemokrate.
Kastriot Kryeziu, Adil Suteri, afaristë nga diaspora dhe Besian Kryeziu, Fatmir Kryeziu afaristë nga Kamenica kanë zyrtarizuar aderimin në Nisma, duke u bërë “Bashkë për Shtetin”.
Ata janë mirëpritur nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili u ka uruar mirëseardhje dhe i ka falënderuar ata për besimin e dhënë.
Limaj ka thënë se bashkë me ta, dhe me të gjithë ata që po i bashkohen Nismës Socialdemokrate, do ta udhëheqin Kosovën në mënyrën e merituar.
Nisma Socialdemokrate është shndërruar në adresën kryesore të diasporës, asaj i janë bashkuar figura të rëndësishme që veprojnë jashtë Kosove.
Bekim Brestovci është biznesmeni nga diaspora që është edhe kandidat për deputet, ndërsa së fundmi në Nismës i janë bashkuar edhe kik boksieri i njohur, Azem Maksutaj dhe qindra figura tjera publike e jo publike.
/Epoka e re/