Biznesmenët turq: Faleminderit Kosovë për konsum të 850 milion euro produkte nga Turqia
27 janar 2023
| 15:03
Një delegacion nga Turqia po viziton Kosovën për të rritë mundësin e bashkëpunimit mes bizneseve të vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor.
Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini dhe anëtari i bordit, Shkëlzen Jusaj, pritën në takim këtë delegacion dhe para tyre prezantuan mundësin e bashkëpunimit ekonomikë me Kosovën si lidhje reale me Ballkanin dhe EU.
Rifat Sait Kryesues i delegacionit nga Turqia tha: Faleminderit Kosovë për konsum të 850 milion € produkte nga Turqia për vitin e kaluar, ne jemi këtu të rritim importet edhe eksportet me juve dhe krejt Ballkanin.
AKB-ja është partner shumë serioz për neve në Turqi dhe ju ftojmë të na vizitoni gjatë muajve ne vijim.