
Biznesmeni Ahmetaj vlerëson kontributin e gjeneralit amerikan Arthur Garffer për lirinë e Kosovës
09 prill 2025
| 16:13
Ish-kandidati për deputet, zyrtari i AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka shkruar për nderimin që Komuna e Deçanit i ka bërë gjeneralit amerikan Arthur Garffer, duke i ndarë titullin “Qytetar Nderi”.
“Gjenerali amerikan, Arthur Garffer është nderuar me titullin ‘Qytetar Nderi’ nga komuna e Deçanit. Ky titull i dedikohet jo vetëm kontributit personal të Gjeneral Garffer, por edhe secilit ushtar amerikan që ka dhënë kontribut për lirinë e popullit tonë, ka cekur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Nderim dhe respekt për dy gjeneralët, Ramush Haradinaj dhe Arthur Garffer!”, ka shkruar biznesmeni Ahmetaj.