Biznesmeni Dervishaj nga sheshi ‘Mujë Krasniqi’: Krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë (video)
Kandidati për deputet i PDK-së, biznesmeni, Shahin Dervishaj, ka postuar në “Facebook” momente emocionuese nga mikpritja madhështore që iu bë dje Sokol Bashotës në Klinë.
Ai nga sheshi ‘Mujë Krasniqi’ tha se ish-komandantit të UÇK-së iu bë një pritje madhështore, duke theksuar se ashtu si doli triumfues Bashota, do të dalin edhe krerët e UÇK-së.
“Siç po e shihni ndodhemi në sheshin ‘Mujë Krasniqi’ në qendër të Klinës, ku para pak minutash përfundoi pritja madhështore që iu bë nga qytetarët e Klinës komandantit të Zonës së Klinës. Z. Sokol Bashota. Jemi shumë krenar që Sokol Bashota më në fund triumfoi para kësaj drejtësie, që aspak nuk është drejtësi. Natyrisht që presim me padurim lirimin e krerëve të UÇK-së që të dalin faqebardhë, sepse lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë”, ka thënë Dervishaj.