Biznesmeni dhe kandidati për deputet, Ramush Ahmetaj, uron shqiptarët për 28 Nëntorin
Me rastin e 28 Nëntorit, kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka uruar shqiptarët për këtë festë.
Ai ka theksuar se kjo është një ditë e bekuar e shqiptarëve.
“Në emrin tim dhe të familjes Ahmetaj ju uroi 28 Nëntorin, luftëtarëve çlirimtar të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, invalidëve, familjeve që dhanë dhe sakrifikuan me breza, të burgosurve politik, arsimtarëve dhe profesorëve që na edukuan ta duam flamurin dhe Atdheun, klasës punëtore që na mbajti gjallë dhe vazhdon të na mbështes në të gjitha proceset progresive dhe mbarë popullit shqiptar. Gëzuar kjo ditë e bekuar e shqiptarëve kudo që janë! Urime 28 Nëntori dita që simbolizon tri festa të cilat e lartësojnë kombin tonë në piedestalin më të lartë të luftës për liri dhe dashurisë së pasosur për Shtet e për Bashkim në një shtet ashtu siç punuan e vepruan njerëzit e këtij populli më shekuj: 28 Nëntori ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.
Ai ka thënë tutje se janë këto data e festa të ndërlidhura me njëra-tjetrën që i japin mesazh e forcë gjithsecilit, që në kohëra kur Atdheu ka nevojë për ne jemi të gjithë tok për t’u sakrifikuar në themelet e tij.
“Data e 28 Nëntorit, është data, që e nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, është data që na kujton kërkesën e baballarëve tanë, të shumë gjeneratave që luftuan e shkuan pa e pa dhe pa e gëzuar këtë ditë. Urime!”, ka shkruar Ahmetaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit është kandidat për deputet në listën e AAK-së.