Biznesmeni “feston” vdekjen, mbi 1 000 të ftuar
15 dhjetor 2017
| 10:49
Një biznesmen japonez u diagnostifikua me një formë agresive të kancerit në gjak.
Ai kishte dy mundësi: ta zhvillonte kimioterapinë dhe t’i pranonte efektet anësore të saj ose vdekjen. 80-vjeçari zgjodhi mundësinë e dytë.
Satoru Anzaki zgjodhi vdekjen dhe për këtë vendosi të organizonte një “festë” në mënyrë që t’i falënderonte dhe t’u thoshte mirupafshim të gjithëve, shkruan “BBC”. Mbi 1 000 persona iu përgjigjën pozitivisht ftesës së tij.