Biznesmeni ganez synon të blejë klubin Chelsea

16 mars 2022 | 14:10

Biznesmeni ganez, Bernard Antwi Boasiako, është zotuar të rikthejë stabilitetin në Chelsea pasi konfirmoi interesimin për të blerë klubin. Pronari i minierës së arit po eksploronte një ofertë për të blerë klubin e goditur nga kriza, me një zëdhënës të biznesmenit afrikan që tani konfirmon interesimin e tij.

“Bernard Antwi Boasiako është duke eksploruar një ofertë të mundshme për Chelsean. Janë zhvilluar diskutime me palë të ndryshme të përfshira në shitje”, ka thënë zëdhënësi. “Chelsea ka një trashëgimi të qëndrueshme në Afrikë, lojtarë si Didier Drogba dhe Michael Essien janë legjenda të klubit; mundësia për të rritur reputacionin e klubit në Afrikë është një perspektivë shumë joshëse”, ka shtuar ai.

Përveç kësaj, Boasiako është zotuar se do jap bileta falas për fëmijët e moshës 10 vjeç e poshtë në “Stamford Bridge”, me shpresën për të ushqyer një atmosferë familjare në Chelsea. Burime pranë manjatit thonë se Boasiako ka një lidhje emocionale me Chelsean për shkak të numrit të lojtarëve të suksesshëm afrikanë që kanë luajtur për klubin gjatë epokës së Roman Abramovich. Përveç Drogbas dhe Essien, Salomon Kalou, John Obi Mikel, Samuel Eto’o – dhe së fundmi Edouard Mendy  – që të gjithë kanë luajtur për klubin. Thuhet se ai është një tifoz i veçantë i ish-mesfushorit të Bluve, Claude Makelele, i cili është me origjinë kongoleze.

Ganezi ka bërë hetime konkrete në lidhje me bërjen e një oferte përpara afatit të së premtes, me këshilltarët e tij duke punuar tani për realizueshmërinë e çdo oferte.

Ai mbetet në kontakt me një numër konsulentësh me bazë në Londër, raporton DailyMail. Mbetet për t’u parë nëse Boasiako, i cili do të fokusohet në rritjen e popullaritetit të klubit në tregjet fitimprurëse aziatike, do të vazhdojë me një ofertë zyrtare – por interesi i tij tani është i qartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, i…