Biznesmeni i fton kompanitë t’i rrisin pagat që rinia mos ta braktisë Kosovën
17 janar 2019
| 12:58
Pronari i kompanisë “Frutex” Shaqir Palushi u ka bërë thirrje pronarëve të kompanive vendore që të bëjnë rritjen e pagave për punëtorët e kompanive të tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta ndalin braktisjen e Kosovës nga rinia.
“Thirrje pronarëve të kompanive në Kosovë: Ti rrisim pagat e punëtorëve. Kontribojmë që rinia mos ta braktis Kosovën. Në kompaninë ‘Frutex ‘ numri i të punësuarve është 160, paga mesatare neto është 554 euro”, ka shkruan Shaqir Palushi në profilin e tij, në rrjetin social “Facebook”.
Ndryshe kompania “Frutex”, produktet e veta i eksporton më shumë se 20 vende të botës.