Biznesmeni klinas vodhi mbi 16,500 euro rrymë

20 janar 2025 | 12:01

KEDS-i ka njoftuar se njëri nga tri bizneset në varg në Klinë, me pronar të njëjtë, që disa kohë po vidhte rrymën.

“Në fabrikën e tij të letrës dhe plastikës, pronari kishte anashkaluar njehsorin elektrik duke instaluar një njehsor që nuk figuronte fare i regjistruar në sistem të KEDS-it. Ai kishte lidhur katër elektromotorë në të zezën, duke i shkaktuar dëme kompanisë. E për këtë detyrohet t’ia kompensojë KEDS-it 16,502.49 euro në kuadër të Rikthimit të Humbjeve. Ky biznes do të ballafaqohet edhe me një proces gjyqësor, ku mund të dënohet me gjobë ose me burg ose me të dyja bashkë”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armend Krasniqi nga Malisheva, shpall të pavlefshme dëftesat dhe diplomën…