Biznesmeni Nazmi Viqa shprehën interesim për bashkëpunim me komunën e Prishtinës
30 mars 2018
| 11:08
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, bashkë me drejtorin për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, si dhe drejtorin për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmeti, takuan disa nga afaristët më të suksesshëm nga Kosova që operojnë në Gjermani, të cilët udhëheqin me Unionin e Biznesit Kosovaro-Gjerman.
Kryetari i këtij Unioni, Nazmi Viqa, bashkë me drejtorin Bekim Brestovci si dhe anëtarët e kryesisë Bekim Borovci, Vllaznim Kelmendi dhe Faton Blakqori, shprehën interesim për bashkëpunim me Komunën e Prishtinës në mënyrë që të shohin mundësinë e sjelljes së investimeve të reja në kryeqytet.