Biznesmeni Ramush Ahmetaj në listën e AAK-së ka numrin 109

12 dhjetor 2024 | 12:47

Koalicioni AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal ka publikuar listën e 110 kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

AAK-ja në këtë listë ka profile të ndryshme të kandidatëve për deputetë.

Pjesë e kësaj liste është edhe biznesmeni i suksesshëm, Ramush Ahmetaj.

Në listën zgjedhore të këtij koalicioni, ai ka numrin 109.

Kush është Ramush Ahmetaj?

Ka lindur më 5 shtator 1974 në fshatin malor Belle, të Komunës së Deçanit, tani jeton në Bohriqe paralagje e fshatit Dubovik por edhe në Prishtinë. Që nga vitet ‘90-ta ka qenë i angazhuar në Lëvizjet patriotike të kohës. Babai i tij Smajl Demushi dhe djemtë tjerë të tij dhe nipat kanë qenë të kyçur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga fillimi. Ramushi ka qenë pjesëtar i grupeve guerile të UÇK-së. Luftëtar i dalluar në të gjitha betejat që janë bërë në ZOD. Ka kontribuar në formimin e Brig. 136 “Rugova”. Ramush Ahmetaj ka qenë udhëheqës i “Njësisë Speciale për Intervenime të Shpejta”. Pas mbarimit të luftës ka qenë komandant i Policisë së Rendit në Pejë në Qeverinë e Përkohshme. Ka qenë epror i lartë në TMK. Ka ushtruar disa funksione zyrtare në qeveri të ndryshme dhe në Qeverinë Haradinaj. Me profesion është jurist. Është bashkëthemelues bashkë me vëllezër në biznesin “Ahmetaj Grup” dhe restorantit “Belle Resort” në Belle, biznese këto shumë të suksesshme.

Kur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e pati nominuar Ahmetajn për deputet e kishte vlerësuar lartë figurën e tij si një luftëtar i zoti dhe biznesmen i zoti, i cili rrjedh nga një familje atdhetare, që për Kosovën kanë bërë shumë, në periudha të ndryshme, edhe në luftën e fundit çlirimtare.

Ramush Ahmetaj me rastin e kandidimit për deputet, deri më tani po gjen përkrahje të madhe nga qytetarët.

Pas kontributit të tij në luftën çlirimtare së bashku me vëllezërit e tij, Ahmetaj për këto 24 vite ka dhënë kontribut edhe në zhvillimin dhe forcimin e shtetit.

Ramush Ahmetaj ka potencuar se tash ka ardhur koha që kontributin e tij ta japë edhe në politikë, duke u bërë deputet, që më zërin e tij t’u japë zgjidhje shumë problemeve që kanë qytetarët e këtij vendi, veçanërisht shtresës më vitale që ka dhënë kontribut në çlirimin e vendit, veteranëve të luftës, invalidëve, familjeve të dëshmorëve, duke mos harrur edhe rininë, që, sipas tij, pa të nuk do të ketë të ardhme ky vend.

Ahmetaj thotë se AAK-ja është partia e ndryshimeve, progresit dhe kthesave të mëdha, për Kosovën ndryshe, për Kosovën fituese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Superkupa e Gjermanisë do…