Biznesmeni rus thirrje Putinit: Mos na rikthe në revolucionin e 1917

12 mars 2022 | 16:40

Biznesmeni më i pasur rus ka paralajmëruar Kremlinin kundër konfiskimit të aseteve të  kompanive që kanë ndërprerë aktivitetet e tyre në vend pas pushtimit të Ukrainës, duke thënë se një hap i tillë do ta kthente vendin pas në 1917, shkruan CNN

Vladimir Potanin, president i gjigantit të metaleve Norilsk Nickel ( NILSY ) dhe aksioneri i tij më i madh, tha se Rusia rrezikonte të kthehej në ditët e trazuara të revolucionit të vitit 1917.

“Vendimi i shumë kompanive për të pezulluar aktivitetet në Rusi mund të jetë si rezultat i presionit të paprecedentë nga opinioni publik jashtë vendit, shtoi ai.

Potanin është miliarderi më i pasur i Rusisë, me një pasuri prej 22.5 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg, pavarësisht se ka humbur rreth një të katërtën e pasurisë së tij këtë vit pas rënies së aksioneve./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jahti “My Solaris” i miliarderit rus, Roman Abramovich ka lundruar…