Biznesmeni Shahin Dervishaj në zgjedhjet e 9 shkurtit garon në listën e PDK-së me numër 77

12 dhjetor 2024 | 00:00

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Biznesmeni Shahin Dervishaj në zgjedhjet e 9 shkurtit garon në listën e PDK-së me numër 77.

Ai ka shkruar në “Facebook” se pas shumë vitesh punë dhe përpjekje si një biznesmen i suksesshëm në Gjermani, ka mësuar se suksesi është i mundur vetëm me përkushtim, punë të palodhur dhe një vizion të qartë.

“Dhe tani ka ardhur koha që gjithçka që kam mësuar, përvojën time dhe angazhimin tim ta sjell në Kosovë”, ka shkruar Dervishaj.

“Kosova ka nevojë për njerëz që kanë besim dhe që janë të gatshëm të japin gjithçka për zhvillimin dhe përparimin e saj. Me numrin 77, kërkoj mbështetjen tuaj për të punuar së bashku për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të begatë”, thotë ai.

Postimi i plotë i Dervishajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Pas shumë vitesh punë dhe përpjekje si një biznesmen i suksesshëm në Gjermani, kam mësuar se suksesi është i mundur vetëm me përkushtim, punë të palodhur dhe një vizion të qartë.

Dhe tani ka ardhur koha që gjithçka që kam mësuar, përvojën time dhe angazhimin tim ta sjell në Kosovë.

Kam vendosur të kthehem dhe të kontribuoj për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Kosova ka nevojë për njerëz që kanë besim dhe që janë të gatshëm të japin gjithçka për zhvillimin dhe përparimin e saj. Me numrin 77, kërkoj mbështetjen tuaj për të punuar së bashku për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të begatë.

Për çdo sakrificë që kam bërë, për çdo hap që kam ndërmarrë, ka qenë gjithmonë një qëllim: ta bëj Kosovën më të fortë. Le të punojmë së bashku për ta bërë këtë të mundur!

Shahin Dervishaj
Kandidat për deputet
#ShahinDervishaj #PDK #Numri 77 #KosovaMundetMaMirë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Jashari përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me…