Biznesmeni Ukë Blakaj tregon arsyet e kandidimit për deputet dhe angazhimin e tij në këtë mision

26 nëntor 2024 | 19:53

Ukë Blakaj, kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar për kandidaturën e tij për deputet, duke treguar arsyet e kandidimit.

“Kam nderin dhe përgjegjësinë të jem kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Me përkushtim dhe vizion për të ardhmen, kam vendosur të angazhohem për t’i shërbyer vendit dhe për të sjellë ndryshimet që na duhen Kosovës. Gjatë gjithë jetës time, jam udhëhequr nga parimet e punës së ndershme, drejtësisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve”, ka shkruar Blakaj.

Ai ka theksuar se: “Përvoja ime jetësore më ka mësuar se suksesi dhe zhvillimi vijnë kur të gjithë bashkëpunojmë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë”.

Ai ka theksuar se si kandidat i AAK-së angazhohet për zhvillim ekonomik që krijon vende pune dhe mbështet bizneset e vogla e të mesme; Arsim cilësor, që përgatit brezat e rinj; Shëndetësi më të mirë, të aksesueshme dhe cilësore për të gjithë qytetarët; Përmirësimin e infrastrukturës sportive, duke siguruar hapësira moderne për të rinjtë dhe sportistët tanë; Ruajtjen e vlerave kombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

“Bashkë mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Prandaj, ju ftoj që të më mbështesni në këtë rrugëtim dhe të më jepni besimin tuaj në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit 2025”, ka shkruar Blakaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, ka mbajtur takim me anëtarë dhe simpatizantë…