Biznismeni Ramiz Kelmendi ka një njoftim për fermerët
Ish-deputeti dhe biznismeni Ramiz Kelmendi ka ftuar fermerët të cilët po dëmtohen për shkak të koronavirusit për bashkëpunim.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka thënë se të gjithë ata që për shkak të mbylljes së tregjeve nuk po mund të shesin prodhimet e tyre, do të mund të arrijnë marrëveshje me Elkos Group ETC.
Postimi i plotë i Kelmendit:
Ndoqa sonte në T-7 shqetësimet e fermerëve! Ndaj, dua ti ftojë të gjithë ata fermerë të cilët kanë produkte bujqësore, e qe kanë përdorur tregun e gjelbërt për ti shitur ato, (Tregu tanimë është i mbyllur, për shkak të masave) që të paraqiten në telefonin e ‘Elkos Group-Etc’ për të gjetur format e bashkëpunimit të menjhershëm. Numri pa pagesë i kontaktit për fermerë; 0800 30 300 dhe në këtë numër prezantoni sasitë dhe numrin e telefonit tuaj me shënime pasuese, dhe më pas do ftoheni nga personat përgjegjës të kompanisë tonë!
Me respekt;
Ramiz Kelmendi