Bjellorusia dëbon ambasadorin e Francës
Ambasadori i Francës në Bjellorusi është larguar nga vendi pasi qeveria e Bjellorusisë e urdhëroi atë të largohej.
Mediet ndërkombëtare bëjnë me dije se ambasadori Nicolas de Lacoste është larguar nga vendi që të dielën edhe pse ultimatum për të lënë Bjellorusinë i ishte vendosur për sot.
Po ashtu bëhet me dije se ai nuk kishte arritur t’i paraqiste letrat kredenciale Presidentit Aleksandër Lukashenko.
Dëbimi i ambasadorit është bërë për shkak se Franca nuk ka njohur zgjedhjet e fundit, nga të cilat Lukashenko doli fitues dhe arriti që të merrte mandatin e gjashtë.
Një zëdhënës i ambasadës franceze tha se Ministria e Jashtme e Bjellorusisë kërkoi që ambasadori të largohej para 18 Tetorit.
Pak muaj më parë qeveria e Lukashenkos dëboi të gjithë stafin e ambasadës së Letonisë, përfshirë ambasadorin e saj, pasi përplasjeve me autoritetet letoneze./tvklan.al/