Bjellorusia ka filluar të marrë armë bërthamore taktike nga Rusia
Bjellorusia ka filluar të marrë armë bërthamore taktike nga Rusia, tha udhëheqësi i saj.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko i tha televizionit shtetëror rus se vendi i tij po merr në dorëzim armët, disa prej të cilave ai tha se ishin tri herë më të fuqishme se bombat atomike që SHBA hodhi në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945.
“Ne kemi raketa dhe bomba që i kemi marrë nga Rusia”, tha ai në një intervistë.
Deklarata vjen pasi Lukashenko dukej se ishte në kontradiktë me Vladimir Putinin për përdorimin e tyre të mundshëm.
Udhëheqësi rus kishte theksuar se Moska do të mbajë kontrollin e përdorimit të tyre, por Lukashenko tha se nuk do të hezitonte t’i përdorte ato nëse Bjellorusia përballej me agresion.