Bjellorusia nis stërvitje ushtarake në veri të Ukrainës

04 maj 2022 | 08:28

Bjellorusia ka nisur stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë ka njoftuar se stërvitjet përfshijnë testimin e mjeteve të ushtrisë së saj për gatishmërinë luftarake, por ka shtuar se stërvitja nuk përbën kërcënim për fqinjët.

Megjithatë, Ukraina do të vëzhgojë nga afër Bjellorusinë, raporton BBC.

Kur Rusia po godiste veriun e Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, disa javë më parë, zyrtarët ukrainas pretenduan se disa nga raketat vinin nga kufiri i Bjellorusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksina e fruthit vazhton të refuzohet nga disa prindër, të…