Bjellorusia nuk e ndalon futbollin, ky është reagimi i Llullakut

06 prill 2020 | 10:06

Azdren Llullaku shpreson që në Bjellorusi të fillojnë të shohin më me seriozitet situatën pas shpërthimit të koronavirusit.

Ai është ndër vendet e pakta ku jeta vijon normalisht, ndërkohë që sulmuesi shqiptar ka shpjeguar situatën në një lidhje direkte me “Sky Sport” në Itali.

“Këtu nuk flitet shumë për koronavirusin. Një ditë më parë luajtëm, sot ishim në stërvitje, një lojtar ka dalë pozitiv dhe kjo na shqetëson pak. Por është vendosur kështu dhe ne po përshtatemi. Tifozët, me vetë iniciativën e tyre, kanë vendosur që të mos vijnë të shumtë në stadium. Sipas meje, kjo është diçka pozitive, njerëzit fillojnë të kuptojnë se sa serioze është situata, edhe pse ende njerëzit nuk duken kaq të shqetësuar. Uroj që të mos krijohet ndonjë situatë dramatike, por nëse vazhdojmë kështu, me siguri do të ndodhë. Unë e dua Italinë, më ka pritur në një moment të vështirë. Më ka rritur si njeri e futbollist, do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Fjalët e kryeministrit shqiptar më bëjnë krenar, populli shqiptar ka një zemër të madhe, në momente vështirësie është e drejtë që të ndihmojmë të tjerët”, deklaroi Llullaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia po përpiqet ta shfrytëzojë situatën e krijuar në veriun…