Bjellorusia tërheq ambasadorin nga Britania e Madhe
Bjellorusia ka tërhequr ambasadorin e saj në Londër në shenjë proteste ndaj sanksioneve të rënda që Britania e Madhe ka vendosur ndaj Minskut për goditjen e opozitës dhe mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës.
Në një deklaratë, diplomacia bjelloruse tha se e kishte marrë këtë masë në përgjigje të “sanksioneve të paprecedentë”, veçanërisht kundër ekonomisë bjelloruse, duke sqaruar se do të reduktonte gjithashtu stafin në Londër.
“Tërheqja e ambasadorit nuk do të thotë se po mbyllim kanalet e komunikimit me Londrën”, theksoi ai megjithatë. Mbretëria e Bashkuar, si shumë vende perëndimore, ka vendosur sanksione ndaj regjimit të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko për shtypjen e pamëshirshme të një lëvizjeje masive proteste në 2020 dhe 2021.