Bjellorusia teston gatishmërinë luftarake

04 maj 2022 | 12:02

Forcat e armatosura të Bjellorusisë ka filluar stërvitjet e papritura në shkallë të gjerë të mërkurën për të testuar gatishmërinë e tyre luftarake, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e fqinjit të Ukrainës.

Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë, e cila ka pushtuar Ukrainën në fund të shkurtit menjëherë pas mbajtjes së stërvitjeve të përbashkëta me Minskun, të cilat e kishin lejuar atë të lëvizte më shumë forca më pranë kufirit ukrainas. Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak”.

“Është planifikuar që testi (gatishmëria luftarake) të përfshijë lëvizjen e një numri të konsiderueshëm automjetesh ushtarake, të cilat mund të ngadalësojnë trafikun në rrugët publike”, ka thënë ministria bjelloruse në një deklaratë.

Ministria ka thënë se stërvitja nuk përbën kërcënim për fqinjët e saj apo komunitetin evropian në përgjithësi, raporton “Reuters”.

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, ka folur me homologun e tij ru,  Vladimir Putin të martën dhe të dy diskutuan operacionin rus në Ukrainë, sipas deklaratave zyrtare.

Zonat e Ukrainës ngjitur me Bjellorusinë, duke përfshirë kryeqytetin e saj Kiev është vënë nën sulmin rus në fazën fillestare të pushtimit, por tani Rusia i ka fokusuar sulmet e saj në rajonet lindore dhe juglindore të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës nga radhët e…