Bjellorusia ua heq vizat 35 shteteve evropiane, por a përfshihet Kosova?
Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka njoftuar për heqjen e vizave për shtetasit e 35 vendeve evropiane. Qëndrimi më i gjatë i lejuar do të jetë 90 ditë brenda një viti.
Në mesin e këtyre shteteve janë Gjermania, Britania e Franca, por jo edhe Kosova dhe Shqipëria.
Deri më tani, qytetarët e 35 vendeve evropiane mund të qëndronin në Bjellorusi për vetëm 30 ditë dhe duhej të fluturonin përmes aeroportit të Minskut.
Politika e re hyn në fuqi nga dita e premte, ka thënë në një deklaratë shërbimi kufitar kombëtar.
Bjellorusia është nën sanksione perëndimore, pasi presidenti i këtij shteti, Aleksander Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994 e aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, e lejoi Rusinë që ta shfrytëzonte territorin bjellorus për të dërguar mijëra ushtarë në Ukrainë më 2022.