Bjellorusia zotohet për partneritet me BE-në
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, ka thënë se vendi i tij gjithmonë do të jetë “partner i Bashkimit Evropian (BE)”.
Pas takimit me komisionarin evropian për buxhet dhe burime njerëzore, Gunther Oettinger, presidenti Lukashenko ka thënë se problemet në mes të BE-së dhe Bjellorusisë kanë ekzistuar gjithmonë, “por ato nuk kanë karakter kronik dhe mund të zgjidhen”.
Takimi i Lukashenkos me Oettinger është mbajtur vetëm pak ditë pasi ai ka vizituar Rusinë, ku bisedoi me presidentin rus, Vladimir Putin, mbi bashkëpunimin e mëtejshëm të të dy vendeve.
BE-ja ka lehtësuar sanksionet kundër Bjellorusisë në vitin 2016, pas lirimit të disa të burgosurve politikë, por kritikoi qeverinë e Lukashenkos për përdorimin e forcës ndaj protestuesve një protestë kundër papunësisë. Lukashenko është pushtet që nga viti 1994. /Rel/