Bjeshkët e Junikut promovohen me “Freeride”-s

28 janar 2018 | 16:42

Bukurit e Bjeshkëve të Junikut kanë promovohen në mbarë globin. Përfaqësuesi i Komunës së Junikut, Leonard Llolluni ka bërë me dije se pas një punë dy vjeçare kanë filluar të vijën rezultatet e para.

“Pas dy viteve punë, vijnë edhe rezultatet e mira, këtë javë kemi startuar në Bjeshkët e Bukura të Junikut të operojmë me njerëzit më profesionalist që ka bota në skijim të lirë ‘Freeride’. Këtë javë qëndruan në Bjeshkë të Junikut grupi nga Austria, Sllovenia dhe Maqedonia, ndërsa javën tjetër do të vijnë Kanadezët dhe Amerikanët. Tour-operatori ‘Lynx Free-Ride’ dhe ‘Teton Gravity Research’, do të operojnë në Bjeshkët e Junikut deri më 1 maj”, ka shkruar Llolluni në “Facebook”.

Më 5 shkurt në lokacionin “Gropa e Erenikut” do të vendosen dy helikopter dhe gjatë tërë sezonit do të operojnë me helikopter. Bjeshkët e Junikut po promovohen në mbarë globin si atraksioni kryesor në Balkan për “Free-ride”.

Fotografia e Leonard Llolluni

Fotografia e Leonard Llolluni

Fotografia e Leonard Llolluni

Fotografia e Leonard Llolluni

Fotografia e Leonard Llolluni

Fotografia e Leonard Llolluni

Fotografia e Leonard Llolluni

Fotografia e Leonard Llolluni

Fotografia e Leonard Llolluni

 

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka mposhtur pa shumë probleme Newcastle në raundin e…