Bjeshkët e Komunës së Deçanit po bëhen me rrugë të reja
Banorët e fshatit Insniq të Deçanit, të cilët gjatë sezonit veror, por edhe dimëror qëndrojnë me familjet e tyre në bjeshkën e Pleqës, do ta kenë më lehtë qarkullimin për vajtje-ardhje në këtë bjeshkë, pasi të martën kanë nisur punimet për rregullimin e kësaj rruge.
“Për banorët të cilët frekuentojnë këtë rrugë ky investim është i mirëseardhur sepse rrit zhvillimin ekonomik dhe ruan vlerat e trashëgimisë kulturore, duke e rikthyer në vendbanim të përhershëm Pleqen, si dhe mundëson që edhe ata të cilët dëshirojnë të vizitojnë këtë bjeshke të kenë qasje më të lehtë. Këto punime të cilat kanë nisur sot do të bëjnë zgjerimin dhe rikonstruimin e kësaj rruge ku në të ardhmen, me sigurimin e buxhetit, kjo rrugë në gjatësi mbi 7 kilometra pa degëzime edhe do të asfaltohet. Gjithnjë sipas kryetarit Ramosaj, presim që ta rrisim bashkëpunimin me KEDS-in ku dhe do ta krijojmë mundësinë e elektrifikimit të kësaj bjeshke dhe të bjeshkëve të tjera të Komunës së Deçanit”, është thënë në njoftimin e Komunës së Deçanit.
/Epoka e re/