
BKK i dhuron rreth 150 libra Ambasadës së Kosovës në Berlin
28 mars 2025
| 08:42
Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK), në një ceremoni rasti, organizuar në Panairin e Librit në Lajpcig, i cili po mbahet këto ditë e botimet e Kosovës po i paraqet BKK, i ka dhuruar rreth 150 libra Ambasadës së Kosovës në Berlin.
Të pranishëm gjatë dhurimit të librave ishin ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, shkëlqesia e tij Faruk Ajeti dhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Gaxha Rogova.
Dhurimi i këtyre librave është bërë me qëllim të pasurimit të bibliotekës së ambasadës.