
BKK publikon fotografi nga pjesëmarrja në Panairin e Librit në Lajpcig
27 mars 2025
| 10:31
Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig në të cilën Kosova po paraqitet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) për të katërtën herë me radhë.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me botues të Kosovës, këtë vit ka ekspozuar 100 tituj të përzgjedhur të botuar në dy vitet e fundit.
Biblioteka Kombëtare, pos titujve të librave, për vizitorë ka përgatitur katalog të veprave të autorëve shqiptarë nga Kosova, broshura të titujve të ekspozuar si dhe materiale të tjera ekspozuese.
Gjatë ditëve të panairit BKK do të organizojë edhe disa aktivitete letrare.
Për vizitorët e interesuar, stenda e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ndodhet në Hall 4, Stand D410.