BKS-ja dhe AAB-ja nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku dhe rektori i kolegjit AAB, Bujar Demjaha, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.
Përmes një postimi në “Facebook”, BKS ka njoftuar se marrëveshja parasheh bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale dhe ligjërata për studentë.
Njoftimi i plotë i BKS-së:
Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes Byrosë Kosovare të Sigurimit, përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z.Sami Mazreku dhe Kolegjit AAB përfaqësuar nga Rektori Dr.sc. Bujar Demjaha.
Marrëveshja parasheh bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale, si dhe ligjërata për studentëtë.