BKS-ja shënon 11-vjetorin – Mazreku: Eliminuam çdo ndikim politik, kemi plotësuar kriteret për Këshillin e Byrove
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) në një ceremoni solemne ka shënuar 11-vjetorin e themelimit, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Byrosë Sami Mazreku, ka paraqitur para mysafirëve të arriturat gjatë dy vjetëve sa udhëheq me këtë institucion.
Ai tha se në këtë fazë kanë bërë korrigjimin e të metave të viteve të kaluar, duke eliminuar çdo ndikim të mundshëm politik dhe ndryshuar imazhin e Byros.
Në vitin 2020 sipas tij, ndodhi mrekullia ngase kompanitë e sigurimeve e mbyllën vitin me bilan pozitiv.
Sipas tij, janë përfunduar 12 mijë dosje dhe janë grumbulluar 1 milion euro në emër të dëmeve nga automjete.
Si shtoi se numri i automjeteve të paregjistruara ka arritur në 4.5 dhe se janë plotësuar kushtet për anëtarësim në Këshillin e Byrove.
“Korrigjuam të metat që kam gjetur në këtë institucion të krijuar 11 vjet më parë. Eliminuam çdo ndikim të mundshëm politik. Në vitin 2020 tek ne ndodhi mrekullia kompanitë e mbyllën vitin me bilanc pozitiv. Ndryshuam imazhin e BKS. Arritëm të mbyllim 12 mijë dosje. Në emër të dëmeve nga automjete inkasuam 1 milion euro”.
“Nënshkruam marrëveshjen me Malin e Zi për njohjen polisave. Arritëm në 4.5% te automjeteve te paregjistruara. Tashme byroja e sigurimit ka plotësuar kushtet të jetë pjesë e Këshillit të Byrove. Po shpresojmë që me ndihëm tuaj edhe qytetarët do të lëvizin lirshëm”.
Zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, tha se vendosja e stikerëve ka bërë që të zvogëlohet numri i aksidenteve.
“Ne si Qeveri e përcjellim reforma të këtij institucioni dhe mbështesim çdo mundësi bashkëpunimi që të sigurojmë liri të lëvizjes”.
Greet Flore, nga Këshilli i Byrosë të Sigurimit në Bruksel, tha se janë bërë shumë ndryshime në këto 11 vjet nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Ajo ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillit, duke përmendur faktin e mosnjohjes së targave nga shumë vende duke e cilësuar këtë si çështje politike.
“Ka pengesa sfida, sepse Kosova është pjesërisht i njohur sepse tabelat e Kosovës nuk njihen nga të gjithë. Këto janë kushtet për t’u bërë pjesë e Këshillit të Byrove. Kemi menduar për një zgjidhje. Një vend tjetër do të ofrojë plisa që të mund të lëvizin qytetarët lirshëm”.
“Katroni i gjelbër është iniciuar nga Kombet e Bashkuara sepse jemi shumë të lidhur me ta. Ne do të ishim të lumtur sikur ta lehtësonim jetën tuaj më shumë. Ne jemi të bllokuar nga shumë çështje politike. Ne do të punojmë për të gjetur zgjidhje”.
Kurse presidentja e Këshillit të Byrosë, Sandra Shwarz tha se ndonëse ditë feste për Byron nuk mund të jap lajmin për anëtarësim në Këshill.
Ajo ka përmendur një varg pengesash duke e cilësuar këtë proces si jo të lehtë, por që ka premtuar zgjidhje të shpejt, raporton EO.
“Është hera e parë që jam këtu. Ne fatkeqësisht nuk po ua sjellim mesazhin që po vuani për të dhe nuk mund të i’u them sot se do të bëheni anëtar të organizatës së byrove. Natyrisht janë dy pengesa ende para nesh. Edhe po të ishte aq lehtë do ta bënim në të kaluarën”.
“Lëshimi i kartonit të gjelbër është një mundësi, por ju po e shihni se kemi bërë rregullat tona dhe nevojitet një shtet anëtar që lëshon kartoni të gjelbër. Problemi i parë është termi shtet. Ne kemi një boshllëk në mes të Evropës dhe dëshirojmë ta kalojmë këtë situatë. Kartoni e gjelbër e mbulon trafikun, por kemi shumë vizitor nga jashtë. Nëse kini karta të gjelbrat mund të dilni, por pa e pasur sigurimin ne pika kufitare ata që vijnë nga jashtë nuk mund të hyjnë. Duhet të negocioni te gjeni zgjidhje”.