BKS: Kompanitë e sigurimeve për 9 muaj paguan mbi 46 milionë euro dëme
23 dhjetor 2022
| 18:21
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), ka njoftuar se për 9 muaj kompanitë e sigurimeve kanë paguar 46 milionë euro apo 32.77 % më shumë karshi vitit paraprak!.
Gjatë periudhës janar-shtator, 2022 sipas të dhënave zyrtare të bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) në emër të dëmeve për palët e dëmtuara kanë paguar hiç më pak se 46 milionë e 553 mijë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020 pagesa e dëmeve është rritur për 32,77 %.