BKS: Mbi 11 mijë lëndë të mbyllura për 20 muaj
Byroja Kosovare e Sigurimit( BKS) ka thënë se në 20 muajt e fundit ka mbyllur 11,435 lëndë, shifër kjo më e larta sipas BKS -së që nga themelim e deri më tash.
Sami Mazreku Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit ka prezantuar punës 20 mujore ku ka thënë se se falë punës dhe angazhimit të madh kanë arritur këto rezultate.
“Më 30 shtator të vitit 2020 kur kam ardhur unë në BKS kam gjetur 5191 lëndë aktive. Deri më 30 qershor të këtij viti në BKS kemi pranuar edhe 8329 lëndë të reja. Falë punës dhe angazhimit të madh kemi arritur t’i mbyllim 11,435, deri sa aktive për momentin janë 2,716 lëndë” ka thënë drejtori Mazreku.
Sipas tij, ai këto rezultate gjatë javës së kaluar i kishte prezantuar edhe në Bruksel gjatë takimit që ka pasur aty me zyrtare të lartë të Byrosë së Kartonit të Gjelbër.
“BKS për herë të parë lendet trajtohen dhe kompensohen në afate rekorde kohore”.
Mazreku ka treguar, pse një pjesë e lëndëve janë duke u zvarritur sepse një pjesë e lëndëve që janë aktive po zvarriten nga disa avokatë që sipas tij nuk po shkojnë në BKS për të nënshkruar marrëveshje”.
“Apeloj të avokatet, por edhe të qytetaret që të vijnë në BKS-së t’i nënshkruajnë lendet dhe t’i marrin mjetet menjëherë” ka thënë më tutje drejtori Mazreku.
Po ashtu, edhe auditori i brendshëm i BKS-së Kushtrim Morina ka thënë në prezantim para gazetareve se nga themelimi i Byrosë Kosovare të Sigurimit e deri më tash sivjet është hera e parë që raporti i auditorit të jashtëm pa asnjë kualifikim.