BKS: Zyrat e kompanive të sigurimeve të hapura edhe të dielën
11 nëntor 2023
| 15:18
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka njoftuar se zyrat e kompanive të sigurimeve do të jenë të hapura edhe të dielën si në pjesën veriore e po ashtu edhe në atë jugore.
Krejt, kjo vjen pas kërkesës së madhe të qytetarëve serb në pjesën veriore të vendit për t’i ndryshuar tabelat e automjeteve.
Deri më tani numri i veturave që kanë ndryshuar tabelat ka kaluar mbi 1500.