Blair: Ballkani ka nevojë për paqe të qëndrueshme

12 qershor 2019 | 18:45

Në 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, përmes një video-mesazhi, të pranishmëve në Konferencën për Siguri që po mbahet në Prishtinë, u është drejtuar edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Ndërhyrja e NATO-s nuk ishte një vendim i lehtë, tha ish-kryeministri britanik.

Ai ka shtuar se të gjithë ishin të vetëdijshëm sesa e vështirë ishte rruga drejt përparimit dhe paqes, por, sipas tij, “kishim besimin në njerëzit e Kosovës”.

“Ka ende shumë sfida dhe se krijimi i një paqeje të qëndrueshme merr kohë dhe kërkon kurajë”, është shprehur Blair, duke shfaqur besimin se këto sfida arrihen vetëm me një lidership të mirë.

“Kam besim se Ballkani do t’i tejkalojë sfidat dhe të merr vendin që i takon”, theksoi Blair. Qëllimi kryesor, theksoi ai, është që të arrihet deri te një paqe e qëndrueshme dhe të sigurohet vendi i shteteve të Ballkanit në Evropë.

“Kosova duhet të ndërtoj shtetësinë e saj, si vend i pavarur, brenda familjes evropiane”, ka thënë ndër tjera Blair.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka…