Blaka i AAK-së për zyrtarin e LV-së: Je leninist, të ricikloi Kosova

06 shtator 2021 | 17:13

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka deklaruar se Kosova është shndërruar në ricikluese të figurave leniniste.

Blaka ka reaguar nëpërmjet llogarisë se vet në  “Facebook” pas shkrimit ofendues kundër Haradinajt, të kandidatit për deputet të VV-së Hysamedin Feraj. Blaka tha se Feraj vazhdimisht ka nxitur përçarje e vëllavrasje.

“Dikur punëtor i Institutit Marksist-Leninist, më pas aktivist “konservativ” dhe “monarkist”. Autori i “Skicës së mendimit…”, prej se e ka zbuluar fytyrën e tij të vërtetë, ka luajtur vetëm një rol: nxitjen e përçarjes dhe vëllavrasjes.”, ka shkruar Blaka.

Blaka ka thënë se Feraj është i trajnuar mirë për të ndjekur “liderin” deri në servilizëm dhe se nuk është i vetmi që ka nxitur përçarjen.

“Jo i vetmi i sojit të tij që paralajmëronte ‘përplasje qytetare’ term i zbutur për luftën civile. Fatkeqësisht Kosova është shndërruar në ricikluese të figurave leniniste”, ka shkruar Blaka.

Feraj i LV-së: Mos u tut Ramush, nëse je i pafajshëm para drejtësisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti italian Valentino Rossi, në një deklaratë për media, ka…