Blaka, Pozharit: E ke të vështirë të mbrosh atë që ia vodhi shpresën qytetarëve

13 gusht 2021 | 21:25

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulëzim Blaka ka reaguar ndaj deklaratave të analistit Xhevdet Pozhari i cili ka fyer publikisht ish-kryeministrin Haradinaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Blaka ka thënë se janë në pozitë të vështirë sejmenët e pushtetit sepse janë të obliguar ta mbrojnë Qeverinë dhe Kuvendin të cilët e mohojnë marrëveshjen e Uashingtonit.

“Sa në pozitë të vështirë janë sejmenët e pushtetit, që janë të detyruar t’i mbrojnë ata që në Kuvendin e Kosovës e mohuan marrëveshjen e Uashingtonit, e që duke qenë të zënë me punësime të familjarëve, mezi i miratuan 4 nga 193 ligje të planifikuara”, ka shkruar Blaka.

Ai ka thënë se është tepër e vështirë të mbrosh atë që popullit ia vjedh shpresën.
“Me të vërtetë është në pozitë të keqe miku im Xhevdet Pozhari dhe të tjerët si ai. Është tepër e vështirë ta mbrosh atë që popullit ia vjedhi shpresën!”, ka përfunduar Blaka.

Kujtojmë se Xhevdet Pozhari është njeri ndër personat që përfituan nga qeverisja e VV-së, të cilët ia kanë punësuar gruan si anëtare të Këshillit Drejtues në Universitetin Haxhi Zeka.

Vet Pozhari, në qeverinë Kurti 1 ka qenë këshilltar i ministrit Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë analisti e politologu Ramush Tahiri. Ai gjatë…