Blakaj, bashkatdhetarëve: Vota e juaj për AAK-në dhe për mua, zëri juaj në Kuvend për Kosovën fituese
09 janar 2025
| 22:02
Biznesmeni nga Gjermania, kandidati për deputet i AAK-së me numër 37, Ukë Blakaj, i ka bërë thirrje diasporës që ta ushtrojnë të drejtën e votës për të mirën e Kosovës.
Në këtë thirrje, ai ka thënë se vota për AAK-në dhe për të, është zëri juaj në Kuvend për Kosovën fituese.
“Të dashur bashkatdhetarë, Tashmë ka filluar procesi i votimit me postë për të gjithë ju që jeni regjistruar. Ushtroni të drejtën tuaj të votës për të mirën e Kosovës. Në këto zgjedhje, jam kandidat për deputet nga diaspora, me numrin 37. Vota e juaj për Aleancën dhe për mua, është zëri juaj në Kuvend për Kosovën fituese”, ka shkruar Blakaj.