Blakaj: Kosova dhe Serbia, së pari normalizimin e pastaj pajtimin

20 maj 2018 | 15:28

Aktualisht lidershipi politik në Kosovë dhe në Serbi më tepër janë të angazhuar në vendosjen e marrëdhënieve normale në mes dy shteteve, sesa për një pajtim ndërmjet dy popujve.

Kështu ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Ai ka thënë se udhëheqësit politikë të dy vendeve, duhet të shmangin retorikën, e cila ushqen urrejtjen ndemjet dy popujve.

Gjithashtu, sipas tij, mungon vullneti politik, sidomos në Serbi, për zbardhjen e fatit të peronave të pagjetur. Ndërkaq, siç ka theksuar ai, nga Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë po pritet që të japë drejtësi për viktimat.

Linku i plotë i intervistës:  https://www.evropaelire.org/a/kosova-dhe-serbia-normalizim-pajtim-/29238408.html

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy skuadrat që përballën sot ndërmjet veti, Prishtina dhe Drita…