Blakaj: Mobilizim i madh i AAK-së në Gjermani

24 janar 2025 | 21:57

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 37 dhe kryetar i kësaj partie për në Gjermani, Ukë Blakaj, ka takuar sonte anëtarët e strukturave të degës në Baden-Württemberg të Gjermanisë, me të cilët ka diskutuar lidhur me mobilizimin e përgjithshëm për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Blakaj ka thënë se është një mobilizim i madh i AAK-së në Gjermani.

“Falënderova kryetarin e kësaj dege, Pleurat Berisha, koordinatorin për Diasporën, Can Tahiri, anëtarët e strukturave dhe aktivistët për punën dhe angazhimin e madh për Aleancën”, ka shkruar Blakaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Nika, ka falënderuar banorët…