Blakaj: Vazhdon të rritët mbështetja e bashkatdhetarëve për AAK-në
Kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, ka shtuar aktivitetet me mërgatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka bërë me dije përmes një postimi në “Facebook” se pas Mannheim-it, formuan nëndegën e AAK-së edhe në Shtutgart për landin Baden-Württemberg.
“Kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Hasan Hadergjonaj, nënkryetar Lush Danaj, koordinator Muhamed Pangjaj, sekretar Ujkan Ukshinaj. Kurse, anëtarë kryesie: Ylber Elezaj, Yll Sylaj, Betim Zymeraj, Leonis Zekaj, Arton Gashi, Labinot Gashi, Florent Cufaj, Ardita Lokaj, Avni Tolaj, Blend Ahmetaj dhe Arif Shabanhaxhaj”, ka shkruar Blakaj.
Në këtë takim ishin prezentë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kryetari i AAK-së për Baden-Württemberg, Pleurat Berisha, kryetari i AAK-së për Bavari, Selim Hoti, kordinatori për diasporë, Can Tahiri, si dhe aktivistë të shumtë të AAK-së.
Blakaj, i cili është edhe një afarist i suksesshëm në Gjermani, ka bërë që me angazhimin e tij të rritet mbështetja e diasporës për AAK-në.
Blakaj është edhe kryetar i Degës së AAK-së në Istog dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë do të jetë kandidat për kryetar komune.