Blakçori: I lumtur që rikthehem sërish në shtëpinë time
18 qershor 2023
| 12:48
Përforcimi i parë i skuadrës KF Llapi për edicionin 2023/24, Ilir Blakçori pas nënshkrimit të kontratës ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku është shprehur i lumtur me rikthimin në vendlindje.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që po rikthehem sërish në shtëpi, nga aty ku e nisa. Besimin e drejtuesve të klubit do ta shpaguaj me angazhim maksimal në fushë. Pres që sivjet të krijojmë një ekip sa më të fortë që t’i gëzojmë me suksese tifozët tanë “Legjendat”. Shihemi së shpejti, i juaji me gjithë zemër, Ilir Blakçori”, ka thënë ai.