![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/blakcori.jpg)
Blakçori konfirmon largimin nga Ferizaj
28 korrik 2020
| 17:14
Portieri Armend Blakçori nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka konfirmuar largimin nga skuadra e Ferizajt, raporton “Epoka e re”.
Ky klub sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë. “Me përfundimin e kampionatit ka përfunduar edhe kontrata ime me FC Ferizaj dhe më nuk do të jem pjesë e këtij klubi. Ishte nder dhe kënaqësi që isha pjesë e klubit. I falënderoj të gjithë ata me të cilët bashkëpunuam për dy vjet e gjysmë. Falënderim i veçantë shkon për ‘Ujqit’ që gjithmonë më kanë përkrahur. Shpresoj se Ferizaj do të rikthehet prapë aty ku e ka vendin në Superligë”, ka shkruar Blakçori.