Blakçori: Nesër synojmë ta fitojmë sfidën ndaj Trepçës ‘89
Futbollisti i Dritës, Ilir Blakçori ka thënë se synim i skuadrës gjilanase është që nesër (e shtunë) të mposhtin Trepçën ‘89. Mbrojtësi anësor e ka vlerësuar skuadrën nga Mitrovica si të papërshtatshme.
“Ndeshja me Trepçën do të jetë mjaft e vështirë është një kundërshtar jashtëzakonisht i papërshtatshëm. Ne e kemi përgatitur ndeshjen, kemi analizuar gjatë javës dhe shpresoj që nesër të na shkoj gjithçka mirë e ta fitojmë këtë sfidë”, ka thënë Blakçori.
“Konkurrenca të bënë më të fortë, të fokusuar në ndeshje dhe kërkues, prandaj duhet të marrim anët pozitive dh eta shfrytëzojmë për të mirë deri në fund”, ka shtuar Blakçori.
Për fat sportiv dhe vazhdueshmëri të rezultateve uroj dhe shpresoj edhe futbollisti Blakçori: “ne kemi hyrë që nga fillimi me synim titullin, shpresoj të na shkojë mirë deri në fund, të mos kemi lëndime shpresoj që jemi në rrugën e duhur dhe ta mbyllim me titullin kampion”.
Për ndeshjen e nesërme do të mungojnë Muharrem Jashari dhe Almir Ajzeraj, kurse do të kthehen Hamdi Namani dhe Almir Kryeziu.