Blake Lively bëhet nënë për herë të tretë
07 tetor 2019
| 11:14
Aktorja 32-vjeçare Blake Lively është bërë nënë për herë të tretë. Por, çifti i famshëm s’e ka bërë publike ardhjen e foshnjës në jetë.
Një burim i afërt e ka konfirmuar për revistën “Us Weekly” se foshnja e Blake Lively dhe Ryan Reynolds është tashmë dymuajshe.
Aktorja 32-vjeçare e kishte zbuluar në muajin maj se ajo dhe aktori 42-vjeçar janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë në premierën e filmit “Pokemon Detective Pikachu” ku luan bashkëshorti i saj. Lively kishte zgjedhur të vishte një fustan të verdhë që vinte në pah barkun e saj të fryrë.